Nis heqja e skelave nga Torra Veneciane. Duket se rijetësimi i një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Durrësit po shkon drejt fundit.
Për rijetësimin e saj u akorduan 690 mijë euro nga projekti EU4Culture.
Qëllimi i programit të Bashkimit Evropian është që ta shndërrojë Kullën Veneciane në një qendër interpretimi të trashëgimisë kulturore, e cila do të ofrojë:
1 – Vizita dhe eksplorime të kullës bazuar në aplikacione.
2 – Performanca dixhitale, të cilat do të jenë gjithëpërfshirëse e do të shfaqen disa herë në ditë.
3 – Pamje interaktive nga tarraca e çatisë nëpërmjet periskopëve dixhitalë, etj.





