Policia e Sarandës ka hequr tabelat e vendosura në disa fshatra në Finiq dhe Konispol, ku emërtimi i vendeve ishte në greqisht. Aksioni është zhvilluar gjatë natës dhe mësohet se ka pasur dhe përplasje me banorët.

Tabelat e reja me emërtimet e vendeve në greqisht fillonin që nga Muzina deri në fshatrat në kufi me Greqinë.

Kujtojmë se denoncimi i parë për vendosjen e tabelave në gjuhën greke në fshtatrat e Bashkisë Finiq, është bërë nga historiani Arben Llalla. Pas këtij denocimi në media pati shumë reagime, ku shumë e quajtën dhe prekje të sovranitetit të vendit tonë.