Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, për të shmangur një përplasje të mundshme të deputetëve të opozitës me oficerët e gardës, e quan të ezauruar dënimin e 23 deputetëve të opozitës.
Deri gjatë mesditës anëtarët socialistë në Sekretariatin e Etikës duke iu referuer nenit Neni 121/ 1 pika 3 ngulmonin se dënimi prej 10 ditësh i deputetëve të opozitës mbaronte ditën e sontme.
Ndërkohë Gazment Bardhi ngulmonte se dënimi kishte mbaruar më datë 29. Bardhi deklaroi se të përjashtuarit do të jenë në Kuvend, pasi sipas tij, afati për përjashtimin me 10 ditë, përfundon më 29 tetor, dhe jo më 30, sikurse thuhet në vendimin e vulosur me votat e socialistëve në Sekretariatin e Etikës.
Në orën 17:00 parlamenti pritet të mblidhet në seancë plenare për të diskutuar problematikat e mbledhura nga deputetët në zonat e tyre elektorale.