Flamuri i Serbisë, që valëvitej në Kalanë e Zveçanit në Kosovë, nuk është parë gjatë mëngjesit të sotëm.
Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë me dije se nuk e di se kush e ka hequr flamurin nga aty dhe se për rastin nuk kanë marrë as kallëzim, raportojnë mediat e Kosovës.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani deklaroi se nuk mund të iniciohet rast, nëse nuk ka kallëzim.
“Nuk kemi marrë asnjë ankesë apo kërkesë për këtë, kështu që nuk mund të inicohet asnjë procedurë. Po ashtu, policia nuk ka lidhje me atë rast”, tha Elshani për portalin serb të veriut, Kossev.