Po kolliteni çdo ditë e më shumë, gishtat kanë marrë ngjyrë të verdhë dhe po shpenzoni para duke blerë pako duhani? Ka ardhur momenti ta lini atë!
Që të largoni përfundimisht këtë ves të keq dhe të dëmshëm për shëndetin, duhet të zbatoni këto 8 hapa:
1. Bëhuni serioz: Të ndaloni së tymosuri është e vështirë, prandaj duhet të bëheni seriozë dhe të vendosni përfundimisht. Nëse keni karakter të butë dhe nuk këmbëngulni, atëherë nuk do të shkoni larg dhe do të pini sërish duhan.
2. Llogaritni: Në shumicën e rasteve, duhanpirësit nuk llogarisin se sa shpenzojnë për blerjen e duhanit. Uluni dhe llogarisni se sa duhan tymosni, sa shpenzoni dhe sa ju duhet të punoni për të fituar ato para. Kur të shihni të gjitha të shkruara, do të ju nxisë që të leni duhanin.
3. Mendoni diçka tjetër: Do të ketë raste, kur do të ju duket që jeni të mbyllur në shpellë dhe gjithçka është kundër jush. Mendoni të bëni diçka tjetër, në vend që të shkoni në vendet ku zakonisht tymosni.
4. Shpërbleni veten: Ndalimi i duhanit është i vështirë, prandaj shpërbleni vetën që më në fund ja arritët qëllimit. Planifikoni për shpërblime në baza ditore, javore apo mujore në mënyrë që të keni një dëshirë tjetër larg tymosjes. Shkoni për pushime, blini një këmishë apo parfumin e shtrenjtë që e keni dashur gjithmonë, sepse edhe ashtu do të keni më shumë para në xhep.
5. Bëhuni kreativ: Të kesh diçka që e heq vëmendjen është gjithmonë e dobishme, prandaj mendoni për diçka që ju mund të bëni në kohën e lirë kur zakonisht tymosni. Për shembull nëse zakonisht tymosni pasi të keni ngrënë drekën, atëherë bëni diçka tjetër, merrni një mollë, lexoni gazetë apo bëni një xhiro në natyrë.
6. Bëjeni vizuale: Varni diku një calendar që mund ta shihni gjatë gjithë kohës, në tavolinën e punës apo tek shtrati. Shënoni me ngjyrë të kuqe nga një X, për çdo ditë të kaluar pa duhan dhe do të ju motivojë në fund, kur të shihni se keni mundur t’ia dilni pa cigare.
7. Duhet të dini se çfarë ju nxit: Ndonjëherë ka raste, kur papritur ju nxit diçka që të tymosni. Pas ushqimit, me kafen e mëngjesit apo gjatë bisedës me miq, janë disa nga kohët kur pini duhan. Mirëpo ka raste kur nervozoheni dhe menjëherë vraponi tek paketa. Mundohuni të evitoni kohët e zakonshme kur keni tymosur dhe rastet e veçanta, siç është rasti i stresit apo nervozizmit.
8. Ndizeni ndonjëherë: Problemi më i madh tek duhanpirësit është mendimi se ‘më kurrë nuk do të pijë duhan’. Hiqeni nga mendja idenë se nuk do të ndizni më cigare, sepse asgjë nuk ju ndalon. Nëse jeni mësuar që të tymosni kur pini birra apo kur jeni në piknik me miq, ju mund ta bëni sërish, apo së paku të mendoni kështu.
Nëse ju frikëson ideja se ‘më nuk do të tymosni’ bindeni veten se ‘nuk do të tymosni sot, këtë javë apo këtë muaj’ dhe do të shihni se funksionon.





