Mosha 40 është një pikë kthese për shumë njerëz, ndaj ndryshimi i disa zakoneve të përditshme mund të bëjë diferencën për shëndetin dhe mirëqenien në dekadat që vijnë. Ekspertët rendisin disa sjellje që është mirë t’i lini pas dore sa më shpejt:
1. Ekspozimi i tepërt ndaj ekraneve
Drita blu nga telefonat dhe kompjuterët çrregullon gjumin dhe ritmet biologjike. Kufizimi i kohës para ekranit është çelësi për një gjumë cilësor dhe jetë më të gjatë.
2. Mungesa e gjumit
Të rriturit kanë nevojë për 7-9 orë gjumë çdo natë. Më pak se kaq rrit rrezikun për sëmundje serioze si hipertensioni, obeziteti dhe goditjet në tru.
3. Anashkalimi i vakteve
Kur nuk ushqeheni rregullisht, ngadalësoni metabolizmin dhe rrisni rrezikun për diabet tip 2.
4. Mungesa e kontrolleve shëndetësore
Vizitat e rregullta mjekësore si testet e gjakut, ekografitë apo kontrollet gjinekologjike janë thelbësore për të zbuluar probleme në kohë.
5. Pirja e duhanit
Lënia e duhanit para moshës 40 ul me 90% rrezikun për vdekje të parakohshme nga sëmundje të lidhura me të.
6. Konsumi i tepërt i kripës
Kripa e tepërt ndikon në tensionin e gjakut dhe rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Kujdes me sasinë!
7. Mungesa e mbrojtjes nga dielli
Ekspozimi pa masë ndaj diellit shkakton plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrit rrezikun për sëmundje të lëkurës. Kremi mbrojtës, kapela dhe syzet janë domosdoshmëri.
8. Mungesa e jetës seksuale aktive
Intimiteti është i lidhur me mirëqenie emocionale dhe fizike. Gratë në të 40-at ndihen më të sigurta dhe të përmbushura në aspektin seksual, ndaj mos e lini pas dore këtë pjesë të jetës.
9. Konsumi i tepërt i alkoolit
Alkooli dehidraton trupin dhe dëmton organet nëse konsumohet shpesh. Kufizoni veten në maksimum 1-2 gota në javë.
10. Pini pak ujë
Dehidratimi ndikon në lëkurë, tretje, energji dhe shëndetin e përgjithshëm. Pini të paktën 8 gota ujë në ditë për të qëndruar të hidratuar dhe në formë.