FRANCE, 11 mars 2013 – Në pyllin pranë komunës së Verneix në qendër të Francës u zhvillua ceremonia funerale, gjatë së cilës u shpërnda hiri i agjentes britanike në Rezistencën Franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore, Nancy Wake.
E njohur me pseudonimin "White mouse", Nancy ishte një nga figurat kryesore të Rezistencës. Për njëfarë kohe ajo madje u rendit në vendin e parë në listën e spiunëve më të kërkuar nga Gestapo.
Agjentja sekrete legjendare ndërroi jetë në vitin 2011 në moshën 98-vjeçare dhe hiri i saj u shpërnda sipas amanetit të lënë nga ajo. Pas ceremonisë funerale, sipas dëshirës së shprehur prej saj para se të vdiste, u organizua një pritje e madhe, sepse Nancy ishte e njohur për dobësinë e vet pas pijes xhin tonik.