Për dy ditë me radhë, vogēlushët e Durrësit iu gëzuan shfaqjes së Teatrit të Kukullave “Hirushja”.
Këtë herë, personazhi shumë i njohur dhe mjaft i dashur për më të vegjlit “Hirushja” erdhi në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” paraditen e së dielës dhe të hënës duke dhuruar momente vërtet të veçanta për më të vegjlit.
Trupa e aktorëve të Teatrit të Kukullave dha 4 shfaqje, pērgjatē dy ditëve duke argëtuar në maksimum gjatë ditëve të pushimit vogëlushët dhe prindërit e tyre.
Situata të shpejta, etyde komike, pak pluhur magjik dhe ngatërresa të shumta por edhe tentativa të njerkës për të fshehur Hirushen.
Në fund çdo gjë shkon në vend siç duhet të ishte dhe ajo martohet me princin e saj.
M.B.