Në libër i rrallë, i botuar 220 vjet më parë, më saktësisht në vitin 1799. Ish-konsulli i Venedikut në Durrës dhe Shqipëri shkruan për tregtinë e Venedikut me portet e Durrësit dhe Alepos në Siri.
“Saggio delli commerciali rapporti dei Veneziani colle ottomane scale di Durazzo ed Albania e con quelle d’Aleppo, Siria e Palestina”, Venezia / Presso Francesco Andreola / Con Sovrana Approvazione, e Privilegio. 1799. Autori: Giovanni Antonio Maria Morana, konsulli venecian në Durrës dhe Shqipëri. Ka dokumente për Durrësin, Elbasanin, Krujën, Shkodrën, Vlorën etj.
Është bërë dhe një rishtypje, në vitin 2012, në italisht dhe anglisht.
Sipas ribotuesit, ky punim është përzgjedhur nga studiuesit për rëndësinë nga pikëpamja kulturore, dhe është pjesë e bazës së njohurive të civilizimit siç e njohim ne. Kjo vepër u riprodhua nga artifakti origjinal, dhe mbetet kaq besnike me veprën origjinale sa më tepër të jetë e mundur. Kështu, shihen referencat origjinale të të drejtave të autorit, pullat e bibliotekave (pasi shumica e këtyre veprave janë vendosur në bibliotekat më të rëndësishme në të gjithë botën), dhe shënime të tjera në vepër.
Si një riprodhim i një objekti historik, kjo vepër mund të përmbajë faqe të humbura ose të paqarta, fotografi të varfra, shenja të gabuara, etj. Studiuesit mendojnë që kjo punë është mjaft e rëndësishme për t’u ruajtur, riprodhuar dhe duke u bërë përgjithësisht e disponueshme për publikun.
Për historianët e interesuar, po jap linkun për ta lexuar në origjinalin italisht:
1. Kopertina e shtypjes së parë në vitin 1799/
2. Kopertinat edy rishtypjeve në vitet 20122, 2019.