Gjatë kërkimeve në Arkivin e Shtetit, Aleksandër Cangonja ka gjetur një diplomë të lëshuar nga një shkollë në Durrës në vitin 1896, kur qyteti bregdetar ishte ende nën pushimin osman.

Përveç vlerës historike që ka dokumenti, ai zbulon fakte interesante sesi ishte ndërtuar sistemi arsimor në ato vite, cilat ishin kurrikulat që studionin nxënësit etj.

Bie në sy se gjuhët e huaja që studionin nxënësit në shkollën turke të qytetit ishin persishtja dhe turqishtja, ndërkohë që zhvilloheshin edhe lëndët bazë si aritmetikë, gjeometri, gjeografi, bukurshkrim, histori etj.

Postimi i plotë i Cangonjës:

Diplomë e shkollës qytetase e Durrësit, viti 1896

Behët fjalë për vitin e lartët 1896, periudhë kur vendi ynë ishte akoma nën sundimin Osman. Në Durrës përveç shkollës “turke” e cila ishte shtetërore, gjendej dhe ajo “greke” e cila qe nën ndikimin e kishës ortodokse, ndërsa ajo italiane do hapej në vitet e para të shekullit të kaluar.

Në kërkimet e mia arrita të gjej një diplomë e vitit 1896 e cila është njësuar me origjinalin në vitet e mëvonshme mbas pavarsisë. Ajo që vlen të veçohet është kurikula e cila nxënësit e Durrësit studionin. Në të do shohim lëndë si mësimi i Kuranit, gjuhët Arabisht, Persisht, Turqisht, aritmetikë, gjeometri, gjeografi, histori, hartim, bukur shkrim etj. Pra mësimet bazë për arsimin në Durrës ishin të mjaftueshme për kohën. Më poshtë transkiptimi i diplomës:

Vërtetojm se Z. Shahin Cungu mbaroj shkollën qytetse të Durrësit me numrat e sipër-rrëfymun e ju dha kjo diplomë, me shkollë – vleftje të mirë.

Durrës Korik 1896.

Mësuesi i parë i shkollës qytetse të Durrësit

Hakik Hulusi

Ndëgjusë

Ali Neki

Mësuesi i dytë

Mehmet Qerim

Ndëgjusë i shkollës fillore

Jusuf

Ndëgjusë nënpunës i amzës Durrësit

Ismail Hakki