Drama njerëzore të shumta po dalin në dritë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, ku mbetën të vrarë qindra izraelitë.
Një histori e tillë u zbulua nga ambasadori i Izraelit në Kolumbi, Gali Dragan, me protagonistë një çift 30-vjeçarësh izraelitë që arritën të fshehin foshnjat e tyre binjakë 10-muajsh para se të vriteshin nga terroristët e Hamasit.
Sipas diplomatit izraelit, Itai dhe Hadar Berdishevskyata ishin në shtëpi kur ndodhi sulmi i Hamasit dhe kishin disa sekonda për të marrë një vendim për fëmijët e tyre, të cilët përfundimisht i fshehën në një strehë të sigurt.
Çifti 30-vjeçar “luftuan me guxim” sipas ambasadorit të Izraelit në Kolumbi para se të vriteshin nga persona të armatosur të Hamasit.
Për fat të mirë, sulmuesit e Hamasit nuk ishin në gjendje të gjenin dy foshnjat që u gjetën të gjallë nga ushtarët izraelitë dymbëdhjetë orë pasi prindërit e tyre u vranë.
“Ata bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre. Ata i fshehën në një strehë para se terroristët të hynin në shtëpinë e tyre. Itai dhe Hadar u vranë brutalisht pasi luftuan me guxim kundër terroristëve”, ka shkruar Gali Dragan.
“Dy prindër të tmerruar bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre tashmë jetimë. Qoftë i bekuar kujtimi i këtyre heronjve”, ka përfunduar në postimin e tij diplomati izraelit.