Osman Bleta ka bërë këtë koment në postimin “Histori / Butrint, korrik 1991: Motori i parë dhe i vetëm dizel në botë, i krijuar nga një shqiptar” të gazetarit durrsak Thanas Mustaqi. Ky i fundit e ka ndarë në rrjetin e tij social, duke sjellë një detaj interesant kështu për lexuesit durrsakë:

“Në vitin 1972, në Ndërmarrjen Metalike Durrës, drejtori i talentuar Dhandil Ceka, me grupin e mjeshtërve P. Alikaj, A. Lala, M. Jaho, Gj. Luli, B. Tura, K. Alikaj etj. bënë të mundur prodhimin e motorit të parë të “Dongfeng”-ut kinez.
Kurse për të bërë një motor të ndryshëm nga prodhimi origjinal, kemi edhe një rast në Durrës, ku Muç Kazazi me Dash Ramën kanë përdorur pjesë nga më shumë se 4 lloje motoçikletash dhe me fantazi kanë krijuar motorin e tyre. Pyeteni Dashin se në Durrës është”.

(Në foto: kamion kinez me motor “Dongfeng”, prodhim i vitit 1966)