Esposito, ky është mbiemri që u përfol më së shumti këtë të diel në futbollin italian. Kjo për faktin se tre vëllezërit Sebastiano, Salvatore dhe Francesco Esposito kanë shënuar gola me dy ekipe të ndryshme.
Sebastiano shënoi dopietë në fitoren e Empolit 1-4 në Verona, teksa dy vëllezërit e tij shënuan në Serie B me Spezian.
Dyshja shënoi tre herë kundër Cittadelas ku është portier Elhan Kastrati. Ishte dopieta e Salvatore dhe goli i Francesco Espositos që i dha fitoren 5-0 ekipit të tyre. Francesco është pjesë e Interit, i huazuar te Spezia.