4 nëntor 2015 – Një histori e pabesueshme vjen nga Italia. Rolf Bantle, një qytetar zviceran, sot 71 vjeç, tifoz i Baselit, shkoi për të parë ndeshjen Inter – Basel që u zhvillua në gusht të vitit 2004, dhe është kthyer vetëm dje. Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikimet për fazën e para grupeve në Ligën e Kampionëve. Ndeshja përfundoi 4:1 në favor të Interit, që u zhvillua në vitin 2004.

Por ndeshja nuk përfundoi edhe për zviceranin, i cili 15 minuta para ndeshjes shkoi në WC dhe më pas nuk arriti të gjej sektorin e miqve në stadium, por as veturën e tij në parkingun e stadiumit. Me 20 euro në xhep, por me ndihmën e shumë milanezëve, sidomos studentëve, duke jetuar rrugëve arriti të mbijetoi plot 11 vite në Milano.

“Për një kohë të shkurtër pothuajse fitova dashurin e milanezëve të cilët më quanin me plot dashuri Rudi. Kjo më bëri që mos të kem motiv të kthehem në shtëpi”, ka thënë njeriu i cili përjetoi ‘ndeshjen’ më të gjatë në histori, Rolf Bantle.

Zvicerani u kthye në atdhe nga ambasada e Zvicrës, e cila në fakt u kujdes për të gjitha shpenzimet mjekësore, duke e vendosur edhe në një kamp të pleqve pasi para se të humbiste, personazhi në fjalë ishte pa shtëpi dhe familje. 
I pyetur nga gazetarët e “Sportmediaset” se a i mungon Milano, pasi ka jetuar kaq shumë vite, ai është përgjigjur thjesht: “Nuk më mungon, pasi 11 vite ishin të mjaftueshme”.

/portali DurresLajm/