UNS është universitet privat që investon shumë në arsimimin e studentëve, por gjithashtu edhe në përmirësimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit të tij akademik. UNS është institucion i cili kujdeset për studentët edhe pas diplomimit të tyre, me qëllim që ato të pajisen me njohuri si dhe të punësohen në vende të përshtatshme. UNS mundëson vizita në vende të ndryshme në mënyrë që studentët të krijojnë përvoja të reja, shoqëri të reja dhe ti zgjerojnë njohuritë.
"Unë kisha mundësinë por gjithashtu edhe fatin të jem pjesë e Universitetin Ndërkombëtar të Strugësku u pajisa me shumë njohuri nga fusha e Ekonomisë, dhe 4e gjithë kjo në sajë të organizimit të mirë, leksioneve kualitative dhe kuadrit të mirë akademik.
Si studente e UNS mu mundësua të ndjek punë praktike në degën e NLB Tutunska Banka në Strugë. Për mua si një studente që synoj një ditë të jem e suksesshme, ishte kënaqësi dhe nder të jem pjesë e ekipit të bankës më të mirë të vitit në Republikën e Maqedonisë.
Pas përfundimit të punës praktike gjatë periudhës verore isha e ftuar nga ana e NLB Tutunska Banka të filloj me punë si Agjent për të pensionuarit. Në sajë të këmbënguljes timë, por edhe të UNS që më mundësoi punën praktike, dëshira ime për të qënë pjesë e njërës nga bankat më të mira të Republikës së Maqedonisë u bë realitet.
Megjithatë këtu nuk përfundoi kujdesi dhe përkrahja që UNS ma ofronte. Pas disa viteve të punës së suksesshme në bankë, UNS më mundësoi punësim në Komunën e Strugës. UNS është universitet që u premton shumë studentëve të saj!", rrëfen Sabina Kalçinoska.
Prandaj studentë të ardhshëm:"Përzgjidheni UNS dhe do të kuptoni se cfarë është arsimim cilësor. UNS është vendi adekuat ku mund të përfitoni njohuri të larta, por gjithashtu do të keni edhe ndihmë edhe përkrahje gjatë përzgjedhjes së punës suaj të ardhshme".