Një nënë shqiptare ka braktisur djalin e saj 15 vjeçar në Bari nga dëshpërimi. Djali u paraqit duke qarë dhe i lagur nga shiu në dyer e policisë në Treviso, raportojnë mediat italiane.

“Nuk është se po e bëj se nuk të dua, por sepse të paktën këtu ke një të ardhme”.

Me këto fjalë i ishte drejtuar e ëma të birit në momentin e braktisjes. Policia është përpjekur të gjejë nënën e adoleshentit, por nuk ia kanë arritur deri tani.

Nënë e bir udhëtuan nga Shqipëria në Bari më 7 gusht. Më pas nëna ka pyetur për stacionin e autobusit për në Treviso.

Pas kësaj, i ka futur të birit në xhep pasaportën dhe një shumë të vogël parash për udhëtim.

I vetëm dhe konfuz, djali ka mbërritur në Treviso sipas këshillës së nënës dhe aty i është drejtuar policisë.

Djali është para nga disa kalimtarë duke qarë dhe i lagur pasi kishte kaluar gjithë natën jashtë në stuhi.

Gruaja duket se e ka kryer aktin në kushtet e një dëshpërimi të madh. Ajo i ka lënë dalit edhe biletat e tragetit, ku dallohet qartë emri i saj. 

Karabinierët italianë kanë nisur hetimet për të zbuluar vendndodhjen e gruas.