Mario Majollari, 28-vjeçari i ekzektuar mbrëmjen e së martës në zonën e Kinostudios në kryeqytet është djali i Avni Majallarit, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.

I konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë, Avni Majallari ai u arrestua në vitin 2014.

Më 11.01.2001 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 & 278/2 të Kodit Penal”- njofton policia.

Majollari në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt.

Gjatë momentit të kapjes, shtetasi Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesës ju gjet një automatik kallashnikov; një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshmë fishekësh e municionesh../tvklan.al