Një grua e re tenton t’i presë organet gjenitale personit me të cilin kishte lidhje. Gruaja ishte e divorcuar, pasi dhunonte burrin, ndërsa i dashuri ishte i martuar.
Burime për News24 bëjnë me dije se personi mbi të cilin është ushtruar dhunë ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, pasi është goditur dhe prerë me mjete të forta. Madje sipas burimeve nga mjekët në Bulqizë, ai ka pasur plagë të rënda edhe në organet gjenitale. Nuk dihet arsyeja e këtij rasti ekstrem të dhunës.
Historia e çiftit të bashkëshortëve nga Bulqiza, u bë publike në emisionin “Me zemër të hapur”, ku shtetasi me iniciale T.S. do të denonconte dhunën e ushtruar nga bashkëshortja, madje ai kishte marrë dhe “Urdhër mbrojtje nga gjykata”. Pas kësaj ngjarjeje gruaja filloi një lidhje tjetër, por nuk dihen rrethanat pse e plagosi rëndë të dashurin.





