Kejtlin Gjata është 11-vjeçarja nga Durrësi, që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion-in për fëmijë.

Ndonëse u rendit e 12-ta me 94 pikë, ajo ia arriti qëllimit: të rrezatonte në skenë dritë për fëmijët që përjetojnë ditë të errëta në jetën e tyre.

U mundova të jap më të mirën time dhe të përfaqësoj shtetin tim më mirë se kurrë“, thotë ndër të tjera Kejtlin, artisja e vogël që u zbulua nga konkurset e Qendrës Kulturore të Fëmijëve.

Punën e bërë e tregon për “DurrësLajm” drejtuesi i saj, Avni Çuni.

Kemi 2 mësues të talentuar, të cilët sot vijnë punojnë edhe në mënyrë vullnetare përshkak të kushteve që na janë krijuar. Sidomos pas tërmetit të 2019-ës dhe pandemisë gjithçka tek ne është bllokuar. Dhe ata vijnë punojnë 3-4 muaj me këta zëra të rinj“, thotë Çuni.

Ata punojnë në qendër me “brumin” e këngëtarëve të vegjël përfaqësues në Festivalin e Këngës për Fëmijë, të cilët më pas arrijnë suksese ndërkombëtare, si Kejtlin që përçoi “pakëz diell” në Finalen e Madhe të Eurovizionit për Fëmijë.

K.Gj.