I ftuar në programin "Rudina" ku foli për librin e tij të ri i cili është në proces redaktimi, Blendi Fevziu rrëfeu një histori shumë interesante.
Gazetari i njohur tregoi si se emri i të voglës Alis është vendosur pak a shumë nga portalet.
"Kur do vinim emrin e vajzës së vogël, unë isha për këtë që ka, Inesi ishte e dyzuar, Mishel kishte alternativat e saj. Kur po shkoja me Mishel në maternitet ditën që vajza lindi, e pyeta 'ç'do bëjmë për emrin?' Duke folur, një moment ajo më thotë: "Eee, thuaj ç'të duash ti, po emri ka dalë nëpër portale. Epo në rregull atëhere, nuk po e ndryshojmë, i thashë. Siç duket unë e kisha diskutuar me dikë emrin Alis dhe e kishte zbuluar", tregoi Blendi.





