Dy motra nga Skrapari tregojnë historinë e dhimbshme të familjes së tyre. gjithçka ka nisur në vitin 1980, kur djali i familjes Shallari, (babai i vajzave) shfaqi shenja depresioni, të cilat më pas u agravuan, dhe sot ai vuan nga skizofrenia.

Pavarësish kësaj situate, babai i tij nuk e pranoi kurrë faktin që djali i tij të ishte i sëmurë, dhe e martoi atë. Nga kjo martesë erdhën në jetë tre vajza, dy nga të cilat sot i janë drejtuar emisionit “Me zemër të hapur” në “News24” për të treguar vuajtjen me të cilën janë përballur gjatë fëmijërisë së tyre.

Disa vite pas babait të vajzave, të njëjtën gjendje përjetoi edhe halla e vogël e tyre. Burri i saj e divorcoi pasi konstatoi se ishte me skizofreni.

Duke mos patur tjetër mundësi ku të jetonte, ajo u kthye në shtëpinë e vajzërisë, ku situata u bë teje e vështirë, pasi dy persona, motër e vëlla, vuanin nga skizofrenia.

Pavarësisht mjekimit të vazhduar, situata është vështirësuar prej vitit 2011, sidomos sa i takon rastit të hallës, e cila është bërë edhe më agresive.

Përpos gjendjes së rënduar për shkak të problemeve psikologjike të dy anëtarëve të familjes, ata vuanin edhe mungesën e të ardhurave.

Në studion e “News24”, vajza më e madhe, Alma tregon momentet e vështira që ka përjetuar në familjen e saj, përbuzjen në shkollë, dhe martesën në moshë të vogël.

Ajo sot është bërë nënë, por kërkon të marrë edhe kujdestarinë e motrës së vogël, e cila është autike.
Edhe pse motra e dytë, Viola kujdeset çdo ditë për babain, hallën dhe motrën e vogël, ajo gjen kohë edhe për mësuar. Mes emocionesh ajo tregon se ka dëshirë të ndjekë studimet e larta.

Por pavarësisht përpjekjeve, atyre u rrezikohet shëndeti psikologjik, pasi jetojnë çdo ditë dhe natë jetojnë nën një presion tepër të madh, për shkak të gjendjes së babait dhe hallës.