22 janar 2014 – Adnan Januzaj është sot emri më i lakuar në gazetat sportive evropiane. Paraqitjet e tij mbresëlënëse në Premier League, e kanë bërë Januzajn që të jetë ylli i të gjitha medieve, veçanërisht angleze. Jo vetëm kaq, por dhe telenovela e tij me kombëtaren shqiptare, apo dhe me atë të Belgjikës e më pas të Anglisë, e kanë vendosur Januzajn më shumë se sa në qendër të vëmendjes të të gjithëve. Të gjithë mund të dinë shumë në lidhje me talentin e tij, por shumë pak dinë historinë e vërtetë sesi ka arritur Adnani deri këtu, si u larguar familja e tij nga Kosova pas luftës së fundit më 1999 me forcat serbe e gjithçka tjetër rreth tij do ta gjeni gjatë leximit të kësaj historie rrënqethëse! “Daily Mail” e ka publikuar këtë histori:
Nga Kosova në Belgjikë, kështu Januzaj mori emër
I lindur në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës, Januzaj ka prindër shqiptar nga Kosova, të cilët u larguar nga vendi pas luftës së fundit në Jugosllavi. Historinë e tij e ka treguar babai, Abedin Januzaj, por duke mos treguar se për cilën kombëtare do të mund të luajë i biri. Aq më tepër që krahas Shqipërisë, Belgjikës dhe Anglisë, tashmë është shtuar në listë për Adnan Januzajn dhe Kosova, nëse do të pranohet së shpejti në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA). 
Babai i tij, megjithatë, u shpreh se do të zgjedhë Kosovën pa dyshime, megjithëse futbolli i këtij vendi ende nuk është pranuar në FIFA. Tani ka gjasa që djaloshi ta përfaqësojë edhe kombëtaren angleze, që duket më favorite. Djali i dajës së Adnanit, Idriz Januzaj, është 11 vjeçar dhe aktualisht jeton me babain e tij në Istog. Gjithashtu, në këtë vend, ka një lagje, e cila ka mbiemrin Januzaj, por nuk dihet se a është vendosur për shkak të Adnanit, apo jo.  
Anderleht (skuadra e kryeqytetit të Belgjikës) e përgëzoi mjaft Abedinin për shkak se djali i tij ishte gjithmonë me këmbë në tokë. Ai nuk kishte tatuazhe, vetura të shtrenjta dhe po ashtu nuk kishte as marrëveshje me ndonjë sponsor. Por që ta kuptosh Abedin Januzaj, ju duhet të dini historinë e familjes së tij të vështirë përsa kohë jetoi në Kosovë. Daja i Abedinit, Januzi, ishte burgosur për 15 vite për shkak të protestave për liri nga pushtuesi serb. Në intervistën për “Sports-mail” ai u shpreh: ”Isha 18-vjeçar kur ju bashkova UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës). Mendoj mes janarit 1998 dhe qershorit të vitit 1999. Nuk mund të qëndroja kot dhe të dëgjoja britmat e grave dhe fëmijëve tanë. Ishte koha të luftonim për vendin tonë. E dija se ajo çfarë po bënim dhe kjo ishte e drejtë. Që nga viti 1980 e deri tani, ne kemi vuajtur shumë si familje. Ne ishim të pushtuar nga sistemi serb. Unë isha luftëtar i UÇK-së së bashku me gruan time.”“Ne luftuam së bashku në një brigadë, – ka vijuar ai. – Serbët vranë njërin nga shokët e mi më të ngushtë. Ne ende nuk dimë asgjë për fatin e shumë personave të tjerë.” Më 1 Prill të vitit 1999, forcat serbe sulmuan Istogun, vranë civilë, shkatërruan shtëpi dhe xhami.  Kryetari i Istogut, Muhamet Rexhaj, thotë se shumë shtëpi ishin djegur. Madje, sipas tij, të gjitha, pra rreth 3 mijë shtëpi. Sipas informacionit që jep ai, vetëm 5 anëtarët e një familjeje ishin aty dhe të tjerët më pas kishin ikur normalisht për t’i shpëtuar kokat e tyre.
Madje edhe nëna e Adnan Januzajt kishte pësuar disa probleme gjatë luftës dhe kështu, duke parë gjendjen e rënduar, Abedin Januzaj, së bashku me babain e tij, Ali Januzaj, u detyruan të kalojnë në Turqi, ku hapën biznesin e tyre. Kushërinjtë e tij theksojnë se kur Adnan Januzaj vizitoi Kosovën, aty ai ka luajtur futboll dhe në fushën e lojës është dukur shumë i zoti. Madje, edhe disa zyrtarë policie, tregojnë se kanë luajtur me Adnanin gjatë kohës kur ai ishte 14-vjeçar, por nuk e dinin se kush është.  E përtej kësaj, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi, ka pranuar se do të shkojë vetë ta takojë Januzajn, megjithëse ky i fundit ka vendosur që të luajë për Kosovën, në kushtet kur të pranohet në FIFA.

/Agjencia e lajmeve "Dyrrah" /