Sadije Berisha, ish- gruaja e Shkëlzen Berishës ka komentuar në blogun e Iva Ticos në tiranapost.al me titull “Pse burrat zgjedhin bibat (dhe s’kanë faj fare?)”.
Mesa duket kjo tematikë ka tunduar edhe Sadije Berishën e cila ka komentuar në anglisht poshtë shkrimit duke u shprehur se është një pjesë e historisë së jetës së saj.
“Historia e jetës sime. Dikur më tha dikush se do më kishte bërë mirë “të luaja budallaqen”, por çdo gjë që nuk vjen natyrshëm duket false”- ka shkruar Sadije Berisha.