Ata ishin një çift i bukur deri në momentin kur Ian pësoi një aksident të tmerrshëm me makinë.
Aksidenti e la me pasoja në tru dhe tani e tutje ai nuk do ishte më ai i pari. Por përkundrejt të gjithë basteve, Larissa vendosi që të martohej me të.
Historia prekëse e çiftit nga Pennsylvania në Shtetet e Bashkuara, ka bërë xhiron e botës.
Ata u kërkuan leje një gjykatësi që të martoheshin dhe e kanë treguar historinë e tyre në një video.
Larissa tani i duhet të jetë me një njeri me probleme, ndërsa sheh se si shoqet e saj bëjnë jetën që dikur mendonte se do e kishte me Ian.
“Por ia vlen të martohesh me dashurinë e jetës tënde,” thotë ajo.





