Jan dhe Els ishin të martuar për gati pesë dekada! Në fillim të qershorit ata vdiqën së bashku duke zgjedhur eutanazinë. Në Holandë, kjo procedurë njihet si eutanazia e dyfishtë dhe është sa e ligjshme aq edhe e rrallë, por çdo vit gjithnjë e më shumë çifte holandeze zgjedhin t’i japin fund jetës së tyre në këtë mënyrë.
Tre ditë para se të merrnin frymën e fundit, ata u gjetën në një marinë me diell në Friesland, në veri të Holandës. Ata ishin një çift i dashuruar pas udhëtimeve dhe e kishin jetuar pjesën më të madhe të jetës së tyre bashkëshortore jashtë shtëpisë duke udhëtuar, ose me makinë ose në varka.
“Ne u përpoqëm disa herë të jetonim në një shtëpi,” bënte shaka Jani, “por kjo dukej se nuk funksionoi.”
Jan iu nënshtrua një operacioni në shpinë në vitin 2003, por gjendja e tij nuk u përmirësua. Ai kishte hequr dorë nga një regjim i rëndë i qetësuesve dhe nuk ishte më në gjendje të punonte, por Elsi vazhdonte të jepte mësim. Ndonjëherë ata flisnin për eutanazinë… Jan i kishte thënë familjes së tij se nuk donte të jetonte në një dhimbje kaq torturuese.
Rreth asaj kohe çifti u bë anëtarë i NVVE, organizatës holandeze e të drejtës për të vdekur.
“Nëse merr shumë ilaçe, jeton si mumje”, thoshte Jan. “Pra, me dhimbjen që kam dhe sëmundjen e Elsit, demenca, mendoj se duhet ta ndalojmë këtë.”
Kur Jan tha ‘ndalojmë’ , ai donte të thoshte ‘ndalojmë së jetuari’.
Në vitin 2018, Els u tërhoq nga mësimdhënia. Filluan të shfaqen shenjat e para të demencës, por ajo nuk donte të shonte te mjeku, ndoshta sepse kishte parë të atin të vdiste nga Alzheimer. Por erdhi një pikë ku simptomat e saj nuk mund të injoroheshin.
Në nëntor 2022, pasi u diagnostikua me demencë, Els doli me forcë nga klinika, duke lënë pas burrin dhe djalin e saj.
“Ajo ishte e tërbuar”, kujton Jan. Pikërisht pasi Els mësoi se gjendja e saj nuk do të përmirësohej, ajo dhe Jani, së bashku me djalin e tyre, filluan të diskutojnë për eutanazinë, të vdisnin së bashku.
Dhë kështu bënë, zgjodhën që pas kaq shumë vitesh jetese së bashku, edhe frymën e fundit… ta merrnin bashkë e në të njëjtën kohë.