25nentor 2015 – Një azilkërkues shqiptar, që gjendet në burg në Britaninë e Madhe, mund të përfitojë leje qëndrimi për shkak se është homoseksual. Xhuliano Zota, i cili u gjykua në “Teeside Crown Court” është futur në Angli me një pasaportë italiane të falsifikuar. Mediat britanike, që raportojnë rastin, theksojnë se “Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj në përqafimin e kulturës homoseksuale dhe në maj parlamenti i saj kaloi një rezolutë për mbrojtjen e të drejtave të lezbikëve, homoseksualëve dhe transgjinorëve, një lëvizje e përshkruar si hap i rëndësishëm përpara nga Programi për të Drejtat e Lesbikëve, Homoseksualëve, Biseksualëve dhe Transgjinorëve”.
Por pavarësisht këtij progresi të shpëjtë, Xhuliano Zota, 19 vjeç, thotë se ai nuk do të ishte i sigurtë nëse do të kthehej në Shqipëri, për shkak të seksualitetit të tij.
Avokatët e të drejtave të njeriut thonë se kërkesa e tij për të qëndruar “ka gjasa të ketë sukses”, pavarësisht vendimit të Ministrisë së Brendshme për të deportuar të gjithë të huajt të dënuar për krime.
Këshilltari i UKIP (partisë së ekstremit të majtë) David Simister u shpreh i revoltuar: "Kjo është e vështirë për t’u besuar. Ai ka hyrë në Angli në mënyrë të paligjshme dhe duket se ne jemi kopmplet të pafuqishëm për ta dëbuar. Ky është shembulli i fundit pse ne duhet ta distancojmë veten hga Akti i të Drejtave të Njeriut”.
Zota po punonte në një lavazh në Stockton-on-Tees kur u arrestua dhe u zbulua se kishte dokumente të falsifikuar.
Gjykata e dënoi me 6 muaj burg pasi ai e pranoi se kishte pasaportë dhe patentë italiane false me emrin Christiano Riccio.
Avokati i tij, Tom Mitchell shprehet: "Ai u deklarua fajtor mbi bazën e faktit se ishte persekutuar në Shqipëri për seksualitetin e tij. Ka shqetësime se njerëzit janë të diskriminuar në atë vend për seksualitetin e tyre dhe në të shkuarën ata janë larguar në rrugë ilegale dhe shumë të tjerë po kontaktojnë organizatat e të drejtave të njeriut atje.”
Në gjykatë Zota tha se kishte paguar 6 mijë paund në Itali për një patentë të vjedhur përpara s të hynte në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht në korrik. Ai aplikoi që ta kthente patentën italiane në patentë britanike, por një nëpunës e zbuloi se ajo ishte false.
Më vonë u zbulua se ajo ishte vjedhur në Romë.
Sipas prokurorisë Zota kishte hapur një llogari bankare me emrin italian dhe përmes saj u dërgonte para të tijëve në Shqipëri.
Gjykatësi, duke iu drejtuar 19 –vjeçarit, u shpreh: “E kuptoj dëshirën tënde për të mos u kthyer në Shqipëri. Nuk do të vendos nëse do të kthehesh apo jo. Ai do të jetë një vendim i Ministrisë së Brendshme dhe një gjykatë do të shqyrtojë aplikimin tuaj për azil”.
Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme u shpreh: “Nuk mund të komentojmë raste të veçanta, porn ë këto lloj rastesh nuk ka status quo, çdo rast trajtohet sipas meritave individuale në linjë me ligjet për emigracionin”.
Mediat britanike shkruajnë se, Shqipëria, ku 58 për qind e popullsisë janë myslimanë dhe 16 përqind të krishterë, e shfuqizoi në vitin 1995 ligjin që ndalonte seksualitetin. /lapsi/





