Elsoni është një shqiptar i cili ndodhet në burg prej kohësh por që çdo mëngjes shkon në punë. Ai është kamarier në restorantin “In Galera” në Milano, restorant në të cilin shkojnë shumë njerëz.
Kjo punë për shqiptarin që ka gjetur "lirinë" brenda hekurave, prej 2 vitesh i jep kuptim kohës në burg.
"Më e bukura dhe më e rëndësishmja për një burrë është që të jetë i dobishëm. Kur zgjohem në mëngjes, e di që jam i dobishëm për familjen time dhe që mund ta ndihmoj", thotë Elsoni, duke shtuar që më së shumti e ka mungesën e familjes.
Të punësuarit marrin 1 mijë deri në 1 mijë e 500 euro.
Menaxherja e këtij restoranti i cili pëlqehet shumë për nismën e tij tregon: "Duam t’i themi shoqërisë atje jashtë se këtë herë do vini te ne, në burg. Rehatohuni dhe shikoni vetë sa njerëzisht veprohet këtu e çfarë jemi në gjendje të ofrojmë."





