3shtator 2015 – Gjatë verës së këtij viti është rritur numri i vizitorëve vendas dhe të huaj në Muzeun Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” të Krujës.
Sipas drejtorit të këtij Muzeu, Mehdi Hafizi, vetëm gjatë muajit gusht më shumë se 16.700 vizitorë kanë vizituar të dy muzetë që ndodhen në oborrin e kalasë së Krujës. “Ky është një numër rreth 1500 vetë më i madh se sa në të njejtin muaj të vitit të kaluar”, pohon drejtori Hafizi.
Mes vizitorëve është në rritje dhe numri i familjeve nga qytete të ndryshme të vendit, që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të Evropës perëndimore dhe që ndërsa u kthyen për të kaluar pushimet pranë të afërmve të tyre e bënë dhe Krujën destinacion.
Edhe ditët e fundit ka vijuar interesimi i turistëve nga Sllovakia, Polonia, Italia e Mali I Zi, ndërsa sot muzeu është vizituar nga grupe të mëdha turistësh britanikë, që mbërritën paradite në Durrës me kroçerën “Thomson Majesty”. Muzetë e kalasë së Krujës vizitohen çdo vit nga rreth 100 mijë turistë vendas dhe të huaj.
/portaliDurresLajm/