Duket se edhe për një kohë të mirë, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të kenë vëmendjen maksimale të publikut.
Së fundmi ka qenë dedikimi i këngëtarit për Kiarën që ka ringjallur interesin e fansave për to.
Pas këtij dedikimi, Kiara mjaft e lumtur dhe mirënjohëse ndaj partnerit ka publikuar një video në rrjetet sociale.
“Historia jonë, si një film”, ka shkruar moderatorja në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë se aktualisht çifti janë me pushime, bashkë me to është edhe nëna e Luizit.