Një histori prekëse e publikuar në Facebook nga portali “Jeta Osh Qef”, vë në dukje një plagë të thellë të shoqërisë shqiptare, atë të harresës dhe braktisjes ndaj njerëzve në nevojë.
Personi që ka denoncuar rastin në fjalë përshkruan me pak fjalë dhe historinë e personit në foto, si më poshtë:
“Po ju shkruaj për njeriun në foto që t’i bëjmë thirrje Ministrisë se Mirëqenies Sociale ta ndihmojnë, ky njeri që ka probleme mendore dhe komunikon shumë vështirë ai jeton rrugëve të Rinasit i ulur kështu nëpër cepat e rrugëve ditë dhe natë nga 2 vjet. Dyqanet në Rinas i japin për të ngrënë pothuajse çdo ditë dhe është bërë rutinë për ata që ta ndihmojnë dhe t’i japin për të ngrënë, por dua t’i bëj thirrje institucioneve përkatëse që ta ndihmojnë, të vijnë ta marrin t’i japin një strehë ku të qëndrojë sepse ky njeri fle kështu rrugëve madje edhe në mes të rrugës duke rrezikuar jetën. Shpresoj që me ndihmën tuaj dhe të institucioneve përkatëse këtij njeriu t’i jepet një strehë dhe bukë për të ngrënë.”