Ai është një nga aktorët më të famshëm në botë, por edhe Sylvester Stallone ka kaluar periudha të vështira në jetën e tij.
Ashtu siç tregon aktori në Intagram, në 1971 ai ishte një aktor i ri, i cili ndante në New York apartamentin me qenin e tij Butkus.
Ishte aq i varfër saqë u detyruar ta shiste mikun e tij me katër këmbë për 40 dollarë, të cilin arriti ta blejë, disa vite më pas, pas suksesit të Rocky, për rreth 15mijë dollarë.
Në Instagram Sly ka ndarë një foto në vitit 1971, ku shfaqet me qenin në krah, fotografia mbart me vete një histori, që duket sikur ka dalë nga një film i Hollywood-it.
‘Këtu jam unë me Butkus kur ishte këlysh. Ishim të dy të dobët, të uritur dhe jetonim në një banesë mbi një stacion të metrosë. Ky apartament kishte buburreca, ishte i ftohtë në dimër dhe bënte vapë në verë. Nuk kisha shumë gjëra për të bërë dhe kaloja shumë kohë me të, pikërisht në këtë kohë fillova të studioj skenografi, ka shpjeguar ai.
Pikërisht në atë ‘han’ në shoqërinë e mikut të tij të dashur, lindi skenografia e ‘Rocky’ e cila u vlerësua në 1976 me tre çmime Oscar. ‘Ndjehesha shumë mirë në shoqërinë e tij dhe të them të vërtetën, në sajë të tij më lindi ideja të shkruaja Rocky, por mos ja thoni askujt këtë’.
‘Shumë vite më pas, kur gjërat u përkeqësuan, mu desh ta shisja për 40 dollarë sepse nuk mund t’i bleja ushqim për të ngrënë. Më pas si një mrekulli moderne, unë arrita të shes skenografinë e Rocky dhe arrita ta blej sërish mikun tim besnik. Pronari i ri e dinte që unë isha i dëshpëruar dhe e doja patjetër mikun tim dhe ma shiti për 15 mijë dollarë… por ai vlente shumë me tepër” ka mbyllur rrëfimin Stallone.