Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili doli kundër kontratës koncesionare në Porto Romano ndersa tha se qeveria duhet të ndahet nga oligarkët.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se fjala e Bushatit iu duk si fjala e Grida Dumës. Sipas Ballës, fjalimi i Bushatit ishte patetik thjesht për të kapur lajmin e ditës.
“Nuk besoj që kolegu im të ketë votuar kundër. Unë nuk kam qenë ndonjëherë anëtarë i qeverisë, por vetëm deputet. Fjala e kolegut m’u duk si fjala e Grida Dumës: “I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’më duken mirë nga brenda”. Kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin. Kjo historia e diskutimeve patetike thjesht për të kapur lajmin e ditës nuk i bën nder askujt. Kontrata koncesionare në Porto Romano është një domosdoshmëri për të çliruar në të ardhmen Portin e Durrësit nga ndotjet. Historia që m’u në qendër të Durrësit shkarkohen plehra nuk duhet të vazhdojë.”





