BELGJIKE, 18 shkurt 2013 – Një nga historitë më të përfolura në Belgjikë dhe jo vetëm është kërkesa e vrasësit Marc Dutroux për t’u liruar me kush nga burgu. Po ndërsa vrarësi i 4 vajzave ka paraqitur kërkesën e tij para gjykatës belge, kundërshtarja më e rreptë e lirimit të tij nga burgu ëhstë nëna e tij.
78 vjeçarja Jeannine Dutroux, ka deklaruar se i biri nuk duhet liruar nga burgu. Dutroux, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi ka rrëmbyer dhe ka përdhunuar gjashtë vajza, katër prej të cilave kanë vdekur.
Ai u arrestua në vitin 1996, por sipas ligjeve belge, ai mund të lirohet pasi ka kryer 15 vite burg, në rast se nuk konsiderohet më i rrezikshëm.
Marc thotë se ai nuk është më i rrezikshëm, por nëna e tij tha për revistën “Le Soir” “se jam e sigurt se ai do ia nisë sërish.Marc nuk është gati që të lirohet nga burgu, për shkak se ai akoma do që t’ia atribuojë krimet e tij të tjerëve. Ai është një kriminel përsëritës në shpirt, ai e ka provuar këtë gjatë gjithë jetës së tij”.
Rasti Dutroux ka ngjallur zemërim në Belgjikë, jo vetëm për shkak të natyrës së krimeve, por edhe paaftësisë së policisë.
Policia e kontrolloi vite më parë shtëpinë ku Dutroux po mbante të fshehura dy viktima tetë vjeç, por nuk i gjeti. Më vonë vajzat u gjetën të vdekura nga uria.
Dutroux u arrestua në vitin 1996, por verdikti u dha në vitin 2004.