Një djalë i vogël vdiq pasi “iu thye zemra”, disa javë pasi mësoi se babai i tij ishte vrarë në një sulm të Shtetit Islamik. 4-vjeçari Bryar ishte bërë emocionalisht depresiv pasi iu tha se babai i tij, Jalal Masoyi nuk do të kthehej më në shtëpi.
Mirror shkruan se Jalal, një luftëtar kurd, u vra muajin e shkuar në Lukajo të Irakut. Familjarët treguan se 4-vjeçari refuzonte të hante bukë, derisa një natë e panë që po i dilte shkumë nga goja teksa po flinte gjumë. I mituri u dërgua me urgjencë në spital, ku iu bënë analizat dhe u trajtua për disa ditë në Sulaimani, në veri të Irakut.
Fatkeqësisht ai vdiq nga goditja në tru të dielën dhe do të varroset krah babait të tij, në varrezat e qytetit të Saywan.
Historia tragjike e djalit ka pushtuar mediat sociale në vend. Me mijëra janë ata që kanë shprehur ngushëllimet për familjen.





