Historitë e njerëzve që kanë humbur jetën nga shpërthimi i zjarrit në Greqi kanë tronditur botën. Një 72-vjeçar nga Trikala gjeti vdekjen tragjike në shtëpinë e tij, ku ishte bllokuar me gruan, e cila nuk e la pavarësisht se i kishte mundësitë.

Mediat greke raportojnë se ata arritën të shpëtojnë nipërit e mbesat në minutën e fundit. Të afërmit dhe fqinjët dëshmuan se të moshuarit telefonuan pasditen e së hënës ku thonin se e kishin të pamundur të lëviznin për shkak të flakëve.

Policia ka njoftuar se atë ditë kishte breshëri telefonatash dhe zjarrfikësit janë dërguar me urgjencë në çdo zonë. Policia arriti në orën 5 të mëngjesit dhe njoftoi se nuk kishte njerëz, por më vonë arriti të identifikonte çiftin e të moshuarve.