Akademia e Shkencave të Shqipërisë po punon për një projekt që kësaj here është i veçantë. Historianë të Shqipërisë dhe të Kosovës do të punojnë mbi finalizimin e një botimi ku do të trajtohen të gjitha zhvillimet historike lidhur me Shqipërinë deri në vitet 90.
Botimi do të përkthehet edhe në gjuhë të huaja duke shërbyer edhe si referim për studiuesit e huaj.
Anëtari i akademisë Pellumb Xhufi tha në konferencën e mbajtur ditën e sotme se ky projekt ka qenë goxha impenjativ pasi është gjithpërfshirës ndryshe nga botimet e tjera.
“Do fillojnë që nga antikiteti dhe do përfundojnë në vitet 90. Ky botim është një punë e madhe i cili do te perkthehet edhe në gjuhë të huaja dhe do të shërbeje edhe si botim referimi për studiuesit e huaj”-tha Xhufi.
Zoti Xhufi u shpreh se Akademia ka ecur shumë edhe në formimin e lidhjeve të bashkëpunimit me marrëveshjet e bëra me institucionet shkencore të shqiptarëve në Kosovë,Mal të Zi dhe Maqedoni.
“Do rishikohen të gjitha periudhat e historisë që nga antikiteti deri ne vitet 90, historianë dhe studiues nga Kosova dhe Shqiperia jane bërë bashke”-përfundoi Xhufi.