Preshevë, 29 prill 2014 – Në tekstet shkollore të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës, ku flitet për historinë dhe origjinën e shqiptarëve në Ballkan, shpjegohet qartë se janë të lashtë dhe autokton. Ndërsa për serbë thuhet se janë të ardhur. 

Në fakt nëse prisni që libri të ketë si autorë shqiptare gaboheni, pasi hartuesi i këtij teksti është pikërisht një historian serb (Rade Mihaljçiç) dhe libri është shtypur nga Instituti për tekstet në Beograd. 

Në tekstin e historisë serbe për klasat e gjashta shkruhet: “Shqiptarët janë popull i lashtë dhe autokton në Ballkan, kurse serbët janë të ardhur nga lindja…”. Dhe kjo fjali ka bërë nervozë disa historianë dhe media serbe, të cilët librin e autorit serb Mihaljçiç e kanë konsideruar “skandaloz”. Ky libër i historisë serbe për klasat e gjashta ka ngjallur reagime dhe polemika të ashpra, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Me kalimin e kohës, duket se edhe vetë serbët po binden gradualisht me realitetin historike, pavarësisht se disa ende nuk pajtohen me faktin se janë popull i ardhur në Ballkan. Më konkretisht, autori Mihaljçiç ka shkruar se serbët janë me prejardhje nga vendet e  lindjes.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/