Arabia Saudite ka shfuqizuar ligjin 35-vjecar që ndalonte funksionimin e kinemave brenda vendit. Kjo nisëm reformuese është ndërmarrë nga Princi i fuqishëm i kurorës pas ardhjes në pushtet. Në bazë të këtij plani reformator kanë filluar transformime sociale si koncerte, festivale kulturore, kërcime në rrugë dhe ekzekutimi i muzikës moderne.
Ministri i Kulturës së Arabisë Saudite, deklaroi se qeveria do fillojë menjëherë procesin e licensimit dhe kinemaja e para do të hapet në Mars 2018. Ringjallja e kinemave është plan qeveritar për të promovuar argëtimin si pjesë e një plani reformator pas epokës së naftës. Njëkohësisht, pritet që kjo reformë në kulturë t’i japë një shtyse të re zhvillimit ekonomik të vendit.
Ashtu si hapësirat e tjera publike në mbretëri, kinemaja pritet të ketë ndarje në seksione në bazë të gjinisë ose seksion të veçantë për familjet.
Këto veprime kanë tronditur thellë ultra-konservatorët në mbretëri, të cilët e quajnë kinemanë vulgare dhe të pakuptimtë. Ishin pikërisht konservatorët arabë që propozuan në vitin 1980 ligjin për ndalimin e kinemave
Kleriku me i lartë i Arabisë Saudite, i ka cilësuar kinematë si vende shthurje dhe si mjet që korrupton moralin shoqëror.