Franko Burraj ka shkruar historinë per Shqipërinë në atletikë duke u bërë sportisti i pare mashkull që kualifikohet në gjysmëfinalet e një kampionati botëror.

25-vjeçari shkodran po merr pjesë në Botërorin që po zhvillohet në Glasgou të Skocisë dhe arriti të kualifikohet për në gjysmëfinalet e 400-metrave pas një gare impresionuese.

Atleti i Vllaznisë regjistroi kohën 46.86 sekondat, 3 të qindat më pak se rekordi kombëtar që mbahet nga vetë ai.

Gara e gjysmëfinales do të zhvillohet sonte në mbrëmje duke nisur nga ora 22:10.