Është nënshkruar marrëveshja historike për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Nga pala e Shkupit, përfaqësues që nënshkruajti ishte ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov, ndërsa në atë greke, Nikos Kotzias, ndërsa përkrahës të tyre ishin kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Në marrëveshjen me 20 pika përcaktohet emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut si zgjidhje erga omnes, me përdorim të përgjithshëm.

Gjuha: macedonian (me fusnotë – gjuhë nga familja sllave)

Nacionaliteti: macedonian/shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kodi nacional: NMK (në targa)

Pjesë e ceremonisë janë edhe mysafirët special:  Mediatori i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimiç, përfaqësuesja e Lartë e BE-së,  Federika Mogerini,eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, zv/sekretarja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Rozmari Di Karlo.