Ligue 1 mund të shkruajë historinë në sezonin e ardhshëm nëse skuadra e Clermont, që luan në Ligue 2, do të arrijë të kualifikohet në kategorinë e parë të futbollit francez. Pas fazës së parë, Clermont ndodhet aktualisht në vendin e tretë në renditje, pozicion ky që siguron ngritjen në Ligue 1. Ekipi nuk ka arritur ta mbyllë kurrë sezonin më lart se vendi i pestë, kështu që ecuria e tyre në këtë vit është mbresëlënëse. Por kjo nuk është arsyeja pse ky klub mund të futet në historinë e futbollit botëror sezonin e ardhshëm.
Në fakt është trajnerja Corinne Diacre, ish-futbolliste e kombëtares së femrave të Francës, që e bën tërheqës pozicionin e klubit francez në renditje. Diacre u fut në më gusht të 2014-s, kur u bë femra e parë në histori që drejtoi një skuadër futbolli për meshkuj në një ndeshje zyrtare në Francë.
Por, nëse Clermont do të vazhdojnë në këtë rrugë, ajo mund të bëhet femra e parë në historinë e futbollit që drejton një skuadër meshkujsh në një prej kampionateve kryesore të Europës.