Lara Colturi shkruan historinë me Shqipërinë. E reja italiane ka fituar medaljen e parë të artë në Kampionatin Botëror të Skive Alpine në kategorinë Junior.
Vajza e lindur në Itali, por që mori pasaportën shqiptare, dominoi super-Gjigantin ditën së sotme, në St. Anton, Austri, duke i lënë pas me diferencë të ndjeshme kundërshtaret e saj.
Pozicioni i dytë dhe medalja e argjendtë shkoi për zviceranen Stefanie Grob. Në podium edhe Italia Alice Calaba, e cila e mbylli garën e treta. Ekipi kombëtar i Skive është prej disa ditësh në St.Anton me një ekip të plotë me 2 meshkuj Denni Xhepa dhe Kevin Qerimi dhe 2 femra Lara Kolturi dhe Chiara Di Camillo. Në ditën e parë Lara Colturi u shpall Kampione Bote për moshat nën 18 në DoënHill ndërsa sot mori vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm.
Lara do të garojë edhe në Gjigand më datë 21 Janar dhe më pas do ti drejtohet Kronplatzit për ndalesën e radhës në Kupën e Botës. Do jenë 2 gara më 24-25 Janar ku Lara do të konsolidoje top30 në këtë disiplinë të Kupës së Botës. Përsa i përket pjesës tjetër të ekipit ata do të konkurojnë deri më datë 25 ku është edhe finalja e Sllallomit për meshkuj.





