Alesandro Lukareli është kapiteni i Parmës prej vitesh. Ekipi italian u dërgua për në Seria D pas disa problemeve ekonomike që pati, por kapiteni Lukareli nuk e tradhtoi kurrë.

Ai qëndroi me Parmën edhe në kategoritë inferiore, ndërsa këtë sezon ai udhëheq ekipin në Serinë B. Lukareli nuk është një emër i panjohur në futbollin italian.

Ai luan me Parmën që prej 10 vitesh, por ka luajtur edhe me disa ekipe të tjera italiane si Palermo, Xhenoa, etj. Mbrojtësi 41-vjeçar duket se nuk do të heqë dorë nga futbolli, deri sa të rikthejë Parmën në elitën e futbollit italian.

Por ai nuk do të jetë i vetëm  në këtë mision. Kohët e fundit, te Parma është afruar dhe i biri i tij, 17 vjeçar, i cili mendohet të jetë një lojtar me premisa.

Një foto e Lukarelit të madh duke markuar të birin gjatë një seance stërvitore te Parma po bën bujë në rrjetet sociale. Ky është ndoshta një ndër rastet e rralla, kur babë e bir luajnë së bashku në të njëjtin ekip.