Pas futbollit, Teuta është shpallur kampione e Shqipërisë edhe në basketboll për meshkuj, teksa e ka fituar me rezultatin 3-1 serinë e finaleve kundër Goga Basket.

Teuta Basket fiton trofeun pas 66 vitesh

Skuadra e trajnerit malazez Nikola Milatoviç triumfoi me rezultatin 95-79 në derbin e katërt të finaleve, duke kurorëzuar me dopietë një sezon perfekt, pasi disa javë më parë Teuta kishte fituar edhe Kupën e Shqipërisë.

Kështu Teuta rikthehet tek titulli pas shumë dekadash, duke u shpallur për herë të tretë në histori kampione e Shqipërisë.