Në Durreslajm.com starton edhe rubrika me lajmet sportive nga vendi dhe bota po natyrisht në fokus kryesor do të jetë sporti i qytetit të Durrësit. Në këtë rubrikë do të njiheni me lajme të shumta sportive dhe si pikënisje e kësaj rubrike nuk mund të mos ishte një historik i shkurtër i skuadrës durrsake Teuta dhe statistikat historike të saj:

20 janar 2014 – KS Teuta është një klub i futbollit shqiptar nga Durrësi që u themelua më 1920 me emrin KS Urani të cilin e ndërron pas dy viteve në SK Durrës. Pas hyrjes së skuadrës në ligën e parë të futbollit shqiptarë në vitin 1930klubi merr emrin e Mbretëreshës Ilire dhe thirret KS Teuta. Më 1946 pas luftës së dytë botërore nga komunistët thirret KS Ylli i Kuqë deri në vitin 1950, nga i cili vit thirret Durrës, pastaj më 1951 Puna, 1958KS Lokomotiva e deri në vitin 1991 kur i rikthehet emri KS Teuta të cilin e mbanë edhe sot. Ndeshjet vendase KS Teuta i luan në stadiumin Niko Dovana në Durrës. Shikueshmeria mesatare e ndeshjeve në stadiumin me kapacite prej 12.040 vendeve është diku 2.638 shikues për lojë. Skuadra e klubit sporti Teuta ka qenë një herë kampione e ligës së parë të futbollit shqiptarë dhe dy herë ka fituar kupën kombëtare. Në arenën e futbollit Evropian ka marr pjesë në kupën e UEFA-së tri herë, për kupën Intertoto ka luajtur po ashtu tri herë ndërsa për kupën e fituesve të kupave një herë dhe për kupën Ballkanike ka luajtur një herë. Tani klubi udhëhiqet nga presidenti i klubit Edmond Hasanbelliu qe eshte ne drejtim te skuadres qe prej vitin 1999, duke qene presidenti me i vjeter shqiptar. Pas largimit te trajnerit Gugash Magani, aktualisht skuadra drejtohet nga trajneri italian Roberto Sorentino, nje risi per pankinen durrsake qe nuk eshte drejtuar asnjehere nga nje trajner i huaj.

Teuta 8 herë nënkampione

Data 12 maj e vitit 2012 shënon përsëritjen për të 8- ën herë të Teutës si nënkampione e Shqipërisë. Hulumtimi në galerinë e thellë të arkivave sportive e fikson për herë të parë futbollin durrsak të veshë petkun e nënkampionit në vitin 1931. Ishte koha kur topi rrotullohej nga këmbët e Niko Dovanës. Për efekt kronologjik, hera e dytë i takon kampionatit të 10-të, ndonëse nuk qartësohet saktësia e organizimit të këtij evenimenti sportiv. Bëhet fjalë për vitin 1942, kur Lufta e Dytë Botërore kishte nisur. Teuta është e dyta në zonën e mesme, pasi futbolli shqiptar asokohe ishte ndarë në tri zona. Pas çlirimit arritja e parë e ndjeshme e futbollit durrsak ishte viti 1950. Emri i ekipit ishte thjesht Durrësi. Në 16 ndeshjet e zhvilluara mblodhi 15 pikë. Duhet të kalonin 42-43 vite, që Teuta të strehohej përsëri në vendin e dytë. Gati gjysmë shekulli. Është sezoni 1992-1993, kur një erë e re po frynte për futbollin e këtij qyteti me tradita. Merrnin pjesë 16 ekipe dhe pas 30 ndeshjesh Teuta është në delir. Nënkampione e vendit me 38 pikë. Pas titullit kampion më 30 prill 1994, do të kemi dy sezone radhazi, 1994-95 e 1995-96, që Teuta betonon vendin e dytë. Në `94-`95 zhvillohen përsëri 30 ndeshje, dhe 32 pikët e fiksuara arrihen nëpërmjet 13 fitoreve, 6 barazimeve dhe 11 humbjeve. Ndërsa një vit më pas Superiorja shqiptare bëhet me 18 ekipe dhe Teutës i është dashur të zhvillojë 34 ndeshje. Në sezonin `95-`96 u vu edhe një rregull i tillë, që fitoret në transfertë vlerësoheshin me 3 pikë. Teuta fiton 20 ndeshje dhe grumbullon 54 pikë. Dhe kur ekipi kalon në duart e Sul Starovës në sezonin 2006-07, kampionati është “rrudhosur” në 12 ekipe, por me një risi: 33 ndeshjet u zhvilluan nëpërmjet tri fazave. U mblodh një kuotë e pazakontë pikësh: 67 pikë, pra ecuri e shkëlqyer. Dhe rituali i vendit të dytë përmbyllet për të tetën herë në 2012.

TEUTA ( D U R R E S )

  • Themeluar: me 1920

  • President: Edmond Hasanbelliu

  • Trainer aktual: Roberto Sorrentino

  • Sekretar i KF.Teuta: Edi Salillari

  • Pjesmarrje ne Kat. Superiore: 72

  • Tituj kampione: 1 me 1994-95

  • Trofe te Kupes se Shqiperise: 3, me 1995, 2000, 2005

  • Renditje te tjera pozitive: 8 here nenkampione

  • Fitorja me e thelle: 16-0 ndaj Elbasanit me 17.04.1932

  • Humbja me e thelle: 0-9 ndaj Tiranes me 15.04.1934

  • Me shume pike: 67 ne sezonin 2006-07

  • Me pak pike: 4 ne vitin 1946

  • Golaverazhi me i mire: 50:22 me 1995-96 (+28 gola)

  • Golaverazhi me i dobet: 13:35 ne vitin 1937 (-22 gola)

  • Me shume fitore: 20 me 1995-96

  • Me pak fitore: 1 me 1946

  • Me shume barazime: 16 ne sezonin 1997-98

  • Me pak barazime: 0 ne vitin 1934

  • Me shume humbje: 16 ne tre sezone, me 1989-90, 2004-05 dhe 2005-06

  • Me pak humbje: 1, më 1931

/ Agjencia e lajmeve Dyrrah /