Forumi Rinor i PD-së dega Durrës, në bashkëpunim me Departamentin e Ish-të Përndjekurve Politikë dhe Ish-Pronareve ne PD si dhe me Shoqatën e Ish-të Përndjekurve Politikë, organizuan në qytetin bregdetar një takim, ku dëgjuan nga afër histori reale nga persona që kanë vuajtur në vitet e komunizmit.

Kreu i FRPD-së Artion Bajramaj, krahas këtyre fotove të shpërndara ne Facebook, shkruan: 

“Sot mund të duket e pabesueshme, por për arsye të tilla këta njerëz kanë bërë nga 10-15 vite burg në kushte çnjerëzore nëpër miniera.

Në një kohe të shkurter, u munduam të mësojmë më shumë rreth komunizmit dhe diktatures nga dëshmitarë konkretë.

U ndiem të nderuar si FRPD Durrës që ftesa u pranua dhe ishe mundësi shumë e mirë për të rinjtë tanë të mësojnë më shumë këtë kategori, pasi fatkeqësisht ne si popull harrojmë shpejt.”

Statusi nga Artion Bajramaj:

Ditën e djeshme vendosëm të dëgjojmë 4 histori të ndryshme vuajtjesh nga 4 persona që u dënuan me 10-15 vite burg për arsye të pabesueshme si: “kisha babain të pushkatuar, më dënuan dhe mua”, “u shpreha diku se puna nuk po ecte mirë dhe më dënuan”, “më kërkuan të firmos që të dënoj ca shokë pa të drejtë, nuk pranova dhe më dënuan” etj.

Sot mund të duket e pabesueshme, por për arsye të tilla këta njerëz kanë bërë nga 10-15 vite burg në kushte çnjerëzore nëpër miniera.

Në një kohe të shkurter, u munduam të mësojmë më shumë rreth komunizmit dhe diktatures nga dëshmitarë konkretë.

U ndiem të nderuar si FRPD Durrës që ftesa u pranua dhe ishe mundësi shumë e mirë për të rinjtë tanë të mësojnë më shumë këtë kategori, pasi fatkeqësisht ne si popull harrojmë shpejt.

Aktiviteti ishte nje organizim i përbashkët mes: “Departamentin e Ish të Përndjekurve Politik dhe Ish Pronareve ne PD”, “Shoqatës së Ish të Përndjekurve Politik” dhe “Forumit Rinor të Partisë Demokratike Dega Durrës”