7 janar 2015 –  Shqiptari Max Domi ka udhëhequr Kanadanë drejt triumfit në Kampionatin Botëror të hokejit në akull për të rinj, teksa mposhtën në finale Rusinë me rezultatin 5-4. Domi dha një kontribut të madh në triumfin e skuadrës kanadeze, e cila në gjysmëfinale kishte mposhtur Sllovakinë, 5:1, ndërsa Suedinë 4-1.

Max Domi është djali i lojtarit të njohur shqiptar të Hokejit Tie Domi.