Milani rigjeti portierin Majk Menja mes shtyllave në ndeshjen kundër Atalantës dhe rikthimi i gardianit francez rindezi rrjetet sociale.
Shi komplimentesh dhe mesazhe të ngrohta për “Magic Mike”, ndërsa në të njëjtin burim deri pak javë më parë, qarkullonin zëra të pakontrolluar për shkaqet e vërteta të mungesës së portierit francez në portën e “Djallit”.
Por pas fitores 2-0 kundër bergamaskëve të dielën në kampionat, ishte pikërisht emri që është projektuar nga Hygo Loris si pasardhësi i tij në portën e “Gjelave”, ai që hoqi një gur nga këpuca, duke postuar një histori në rrjetet sociale me diçiturën: “Drogat e mia të vërteta: besimi, puna dhe fitoret”.





