Tre shqiptarët që kishin rënë në prangat e policisë angleze për trafik kokaine, kanë marrë sot dënimin nga gjykata e Blackfriars Croën Court.
Gjykata e Blackfriars ka dënuar me 8 vite e gjysmë burg shqiptarin Ndrek Prenga, 33 vjeç nga Ashford, me 6 vite burg është dënuar Nikolin Dushi, 30 vjeç nga Barnet, me 3 vite Elton Qajka, 21 vjeç nga Islington, si dhe me 8 vite anglezi Kerry Reed, 39 vjeç.
Të katërt u akuzuan për furnizim të drogës së Klasit A, ndërsa Reed dhe Prenga u akuzuan edhe për posedim të pasurive kriminale.
“Ne besojmë se Reed, Prenga, Dushi dhe Qajka janë pjesë e një grupi më të gjerë të krimit të organizuar për shpërndarjen e kokainës me shumicë në një shkallë të gjerë në Londër”, tha Martin Groves nga Partneriteti i Krimit të Organizuar.
Ajo që dihet për ngjarjen është se shpërndarësit e drogës e hodhën kokainën në një rezervuar pasi e kuptuan se ishin në vëzhgim. Por, zyrtarët e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit e mblodhën lëndën duke grumbulluar një 1 kg kokainë të klasit A.





