Një grua në Angli ka pohuar se është ndjekur për 15 minuta nga kujdestarët e rrugës sepse hodhi bishtin e cigares në rrugë.

Megjithëse insistoi se do e merrte nga toka, ajo u gjobit me 100 paund. 

Gruaja që nuk pranoi të identifikohej tha për ‘Grimbsy Live’ se ajo u turpërua nga incidenti. Ajo shtoi se kujdestarët i thanë se mund të arrestohej nëse nuk jepte detaje për të marrë gjobën.

Gruaja kujdestare i sqaroi se nuk do i kalonte Krishtlindjet me familjen nëse nuk do jepte detajet e saj.